Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Këtë harrojeni, nuk do të keni më nevojë”, Rama gris Kartën e Shëndetit

15:16 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
44444
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ofrohen online, duke eliminuar burokracitë dhe radhët në sportele për qytetarët. Kryeministri Edi Rama ishte sot në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë, ku ofrohen shërbimet online që nga 1 janari.

“Imagjinoni vetëm për Kartën e Shëndetit, 30 mijë qytetarë duhet të merrnin rrugën e mbanin radhë dy herë, një herë për aplikimin dhe njëherë për marrjen e kartës. Sot nuk ka më nevojë të harxhojnë asnjë minutë dhe asnjë lek”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më qytetarë në këmbë duke pritur administratën, po administrata do të jetë në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve që aplikojnë online dhe kthyer përgjigje online në afatin ligjor për përmbushjen e kërkesës.

Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore në Vorë, kryeministri iu drejtua një qytetari që priste kartën e shëndetit me vulë elektronike, se nuk do të ketë më nevojë për të. Ai e grisi letrën, duke shpjeguar se nga 1 janari çdo mjek familjeje e ka informacionin në sistem për çdo qytetar, nëse është i siguruar apo jo.

“Kjo është karta e shëndetit me vulën elektronike për të cilën qytetarët shqiptare kanë bërë 60 mijë udhëtime në vit. Këtë tani harrojeni nuk do të keni më nevojë”, – iu drejtua kryeministri Rama qytetarëve.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Situata monitorohet 24 orë në shtatë ditë”/ Zjarret aktive në vend, ministri Nufi: Janë 650 forca të angazhuara

19:30 / August 12, 2026

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026

“Territorialja”, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: “Jo” bashkimit me Lushnjen

16:58 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.