Lëkura jonë është sekreti për një make up perfekt.
Nuk është e nevojshme që të shpenzojmë shuma të mëdha parash në blerjen e produkteve të ndryshme të make up-it. Sekreti është tek kujdesi që ne tregojmë në trajtimin e lëkurës. Huda Kattan, e cila njihet si një ndër artistet e make up më të mira në industrinë e bukurisë, na sjellë 5 gabimet që nuk duhet t’i bëjmë kurrë me lëkurën tonë.