Me ardhjen e verës nisin dhe thashethemet për Galaxy Note 10 të Samsung, i cili pritet të dalë në gusht. Por ndoshta këtë lajm nuk do të donit ta dëgjonit në 10-vjetorin e modelit Galaxy Note, dhe bëhet fjalë për vendin e kufjeve të linjës phablet.
Sipas Android Police, Samsung po përgatitet të publikojë Galaxy Note 10 në dy përmasa, një të rregullt dhe një më të vogël, gjithmonë sipas standardeve të Note. Ky model nuk do të ketë as vendin e kufjeve apo butonat fizikë të ndezjes së pajisjes, të volumit apo dhe Bixby.
Në vend të tyre, kjo pajisja mendohet të ketë një zonë me prekje sensitive, ndoshta e ngjashme me sensorin e gjurmës së gishtave që është implementuar në Galaxy S10E. Raportimet e reja flasin për eleminimin e këtyre butonave në Note 10.
Duke hequr këto butona do të thotë se Samsung po përpiqet që gjithçka ta ketë në ekran, në një truip të vetëm, por heqja e vendit të kufjeve mund të jetë një lëvizje e çuditshme për kompaninë që ka luftuar për këtë gjë ndaj konkurrentëve të saj.
Megjithatë The Verge shkruan se është ende herët të merret seriozisht ky lajm, por këtë verë do të dëgjojmë edhe më shumë lajme për këtë pajisje derisa ajo të publikohet.
