Në klasifikimin tonë ato janë gjithmonë në krye, dhe flasim për çantat me rrip.
Vijnë në versione e cilësi të ndryshme por ama të gjitha janë komode, pasi të lënë të lira duart, mund të vishen në çdo rast dhe janë shik.
Variantet për vjeshtë-dimër 2019-2020 janë shumë, dhe çdokush nga ne mund të gjejë modelin e preferuar.