Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Twitter pas dorëheqjes se Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës. Ai i quan ftesat nga Haga për protagonistët e UÇK-së sfida në vazhdën e betejës së pasluftës për të provuar pafajësinë e tyre.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.
