Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këto gabime nuk ju lejojnë të masni si duhet tensionin e gjakut

18:05 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Matja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ekspertët e sëmundjeve të zemrës paralajmërojnë se procesi i matjes së tensionit të gjakut duhet trajtuar me seriozitet.

Sipas tyre edhe se një lëvizje e gabuar mund të përkeqësojë treguesit e tensionit.

Ata thonë se tensioni duhet matur në heshtje të plotë.

E folura gjatë matjes mund të rrisë treguesit e tensionit të gjakut.

E njëjta gjë vlen edhe nëse e keni fryrje stomaku a barku, ose nëse mbani këmbët të kryqëzuar, thotë Shoqata amerikane e zemrës, të cilës i referohet AgroWeb.org.

Sipas ekspertëve, njohuria mbi matjen e saktë të tensionit të gjakut në kushtet e shtëpisë, mund t’ju ndihmojë të menaxhoni tensionin e gjakut.

Për më tepër, duke patur në konsideratë gabimet, ju mund të shmangni ndryshime të panevojshme në medikamentet kundër tensionit të gjakut.

Studimet, të cilave u referohet AgroËeb.org, kanë identifikuar gabimet që mund të tjetërsojnë të dhënat përfundimtare të matjes së tensionit të gjakut.

Si bëhet matja e saktë

Nëse keni pirë shumë lëngje e keni fryrje barku, atëherë treguesit e tensionit të gjakut do të jenë më lart se normalja.

Përpara matjes së tensionit sigurohuni që të jeni të ulur drejt me shpinën të mbështetur dhe këmbët në tokë.

Nëse nuk e bëni këtë, treguesit e tensionit do të jenë më të lartë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë që të uleni në një karrige me shpinën të mbështetur.

Këmbët duhet të jenë të vendosura mirë në dysheme.

Kryqëzimi i këmbëve i rrit treguesit e tensionit të gjakut me më shumë se 2 pikë.

Gjatë matjes, duhet të siguroheni që krahët nuk varen lirshëm poshtë.

Në të kundërt, treguesit e tensionit do të jenë disa pikë më të larta se niveli i saktë.

Krahu që mban matësin duhet mbështetur në një mënyrë të atillë që të jetë në të njëjtin nivel me zemrën.

Nëse matësin e vendosni mbi rroba, atëherë treguesit e tensionit do të jenë disa pikë më të larta.

Matësi duhet vendosur mbi lëkurë që të japë të dhënat e sakta.

E folura rrit nivelin e tensionit të matur të gjakut.

Gjatë matjes qëndroni në heshtje./AgroWeb.org

gabime TENSIONIN E GJAKUT tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.