Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Këto janë simptomat e variantit Detla”, Brataj tregon kur parashikohet të ketë rritje të shifrave

15:00 / July 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj doli sot me apelin e fortë për qytetarët që të bëjnë vaksinën kundërt COVID-19, pasi në këtë mënyrë do të krijojnë mbrojtje edhe për variantet e reja të virusit.

Duke folur në rubrikën “Opinion”, Brataj tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë.

Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive.

Varianti Delta në Shqipëri?

Nuk mund të themi me saktësi që ka ardhur varianti Delta. Kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, prej ku do të vërtetohet nëse ka ardhur apo jo varianti. Ditët e fundit, kemi te 2-3 raste, që ndoshta mund të jetë prania e këtij varianti. Nuk ka ndonjë ndryshim si sëmundje, është si Sars Covd 2. Sigurisht që vaksinat që kemi bërë na mbrojnë edhe nga ky variant. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë.

Çfarë simptomash kanë variantet e tjera?

Ndryshimet janë të pakta, kryesisht dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrufë. Rrufa nuk është tipike te varianti anglez, kurse të tjerat janë njësoj.

Cila vaksinë mbron më shumë nga variantet e reja?

Ka shumë pak publikime për të parë. Mesa pashë, nëse mendojmë se në fillim ishte Pfizer, doli AstraZeneca më mbrojtëse ndaj Deltës. Mendohet që brenda verës Evropa të kapë 90% me predominancë të variantit Delta. Arma e vetme është vaksinimi. Sa më shpejt dhe sa më shumë të bëhen vaksinat në këtë moment, aq më mirë është. Duke parë që vaksinimi është çelësi i suksesit, ne nuk kemi pse ta ndalojmë. Ne e filluam me 40 në ditë dhe shkuam deri te 20 mijë në ditë. Vënia e ekipeve të vaksinimit në banesë lidhet me ata që nuk kanë mundësi të shkojnë te qendrat, si të sëmurë, të paralizuar, të moshuar, etj. Duhen stimuluar shumë edhe të rinjtë, që janë mosha më aktive dhe që janë të avaksinuar. Do të vazhdojë sërish fushata e vaksinimit mbi 18 vjeç e lartë, sidomos në fundjava. Duhen vaksinuar sa më parë këto grupmosha.

Çfarë pritshmërisë kemi, mund të rikthehet situata si më parë dhe të ndryshojnë masat anti-Covid?

Sigurisht që vjeshta do të ketë rritje të shifrave. Varianti po e bën xhiron e botës përsëri, ne tani kemi avantazhin e të nxehtit, vaksinimin, ndonëse do të kemi rritje të numrave, por jo valë si ato që kaluam. Unë nuk mendoj që do të kemi sërish masa të rrepta, siç po ndodh në disa shtete të botës. Thirrja ime është që kushdo që mundet të bëjë vaksinën, të mos ketë dyshime te asnjë lloj vaksine.

Muzika do vazhdojë të mos lejohet pas orës 22:00?

Në këtë moment jo. Pas dy javësh do të shihet situata, se më datë 1 morëm masat e reja. Nga mesi i korrikut, 15-20, do të rivlerësohet situata. Nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë masat, por dyshoj se do të ketë ndryshim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.