Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto janë tre lagjet e Tiranës që cilësohen si vatra të koronavirusit

19:34 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtri tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është vatra kryesore e infeksionit të Covid-19. Më shumë se gjysma e të prekurve në vend jetojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Por, hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

9 grupe specialistësh hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koronavirusit nuk ka orar. Në fillim, në çdo ditë mësohen vatrat e reja dhe personat që kanë dhënë sinjale, si raste të mundshme me Covid-19.

A2 ka ndjekur një ditë nga puna hetimore e grupit të mjekëve në terren. Para përballjes me atë që e quajnë vatra e koronavirusit, veshin uniformën speciale për të shmangur transmetimin e virusit. Informacionet për raste të dyshuara me koronavirus kanë ardhur nga zona pranë “Pallatit me shigjeta”.Grupi i ekspertëve niset dhe ne bashkë me ta. Para hyrjes për në banesën ku jetojnë personat e dyshuar, mjekët shtojnë numrin e maskave dhe dorezave sipas protokollit të masave mbrojtëse.

Tamponi merret në pak minuta. Personat e dyshuar këshillohen të qëndrojnë të izoluar në banesë deri në daljen e rezultatit. Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit.

Menjëherë pas marrjes së tamponit dhe sapo kanë zbritur nga banesa e rastit të dyshuar, epidemiologët heqin veshjet mbrojtëse sipas një rregulli të caktuar. I vendosin në një qese për t’i eleminuar përmes djegies.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë, ku, pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. Ndërsa epidemiologët nisen në vatra të tjera, për të hetuar rastet e reja.

Ndërkohë, në Tiranë, numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.