Pasi “u çmallën”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i janë rikthyer debateve në “Big Brother Vip.”
Shkak i debatit të fundit mes çiftit, është bër modelja Jori Delli. Kjo e fundit po bënte dush njëhkohësisht me Luizin, i cili nuk i kurseu batutat ndaj saj. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila fillimisht kaloi në ambientet e tualetit duke i folur me ironi Luizit. Më pas biseda vijoi në dhomën e gjumit, ku Luizi pretendoi se kjo ishte një lojë e tij, ndërsa Kiara e paralajmëroi që “të mos tejkalojë limitet”.
