Moderatorja e njohur e “Doctor Plastic”, Kiara Tito, tashmë është angazhuar edhe me një “punë” të re.
Ajo ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe ka publikuar videon e parë, ku i përgjigjet pyetjeve kurioze të fansave të saj.
Kiara ka vendosur të flasë pa dorashka për veten, duke treguar edhe episode të pazbuluara më parë nga jeta e saj.
E pyetur për puthjen e parë, moderatorja rrëfeu se në fakt kishte qenë diçka e shëmtuar nga e cila kishte një kujtim jo fort të mirë.
“Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu.”- u shpreh Kiara, pa zbuluar personin të cilit ia kishte dhënë puthjen e parë.
Gjithashtu, moderatorja konfirmoi se është single dhe iu shmang pyetjeve lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur shpesh për një lidhje dashurie.