Shqipëria nuk ka arritur të përmirësojë ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e përcaktuara nga FATF.
Në raportin më të fundit të publikuar në MONEYVAL, theksohet se në 2018 Shqipërisë iu kërkua që të raportonte në lidhje me strategjinë e ndjekur për luftën ndaj terrorizmit, por duket se ka pasur mangësi të theksuara.
Ndër të tjera theksohet se mangësitë me pajtueshmërinë teknike u identifikuan në lidhje me sanksionet e synuara financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.
