Mësohet se kryebashkiaku i Kievit ka lëshuar një paralajmërim të radhës për banorët e qytetit. Ai u ka thënë atyre se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës dhe u ka kërkuar të gjithë njerëzve të mos dalin nga shtëpitë. Ai i’u është drejtuar qytetarëve me kërkesën për t’u përgatitur sa më mirë për të mbrojtur qytetin.
“Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh. Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”, deklaroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke bërë të ditur se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”.
Fatmirësisht, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus deri më tani. Një autokolonë e blinduar ruse rreth 65 km e gjatë po i afrohet veriut të qytetit, sipas analistëve.
