Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

16:05 / December 4, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lufta ne ukraine kercenon furnizimin me ushqim ne bote 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook më 4 dhjetor, marina tha se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin.

Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar.

Në nëntor, Politico, duke cituar burime, kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë.

Sipas këtij raportimi, SHBA-ja ishte thënë se së bashku me aleatët e saj duhet të bëhet gati nëse përdoren armë të tilla.

Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51.

Pretendimet e marinës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Deri më tani, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – nuk ka reaguar për këto akuza të Kievit./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të maskuarit shkulin pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit, sulmojnë policinë me gurë

15:11 / October 31, 2026

Virozat mbushin Pediatrinë në Elbasan, rreth 100 fëmijë çdo ditë në urgjencë, mjekja

14:51 / October 31, 2026

“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët

14:13 / October 31, 2026

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.