Kievi do të hyjë sërish në një shtetrrethim ditën e sotme. Nga informacionet e bëra publike, shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 8 e darkës deri në 07:00, mëngjesin e së mërkurës.
Lajmi u konfirmua edhe nga kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko përmes aplikacionit të mesazheve “Telegram”.
“U bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose nëpër streha kur të bjerë sirena.” , tha Klitschko.
