Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kim Mehmeti: SPAK, pasqyrë ku të gjithë shohin shëmtinë e vetë, por nuk mjafton. Në Shqipëri nuk ka opozitë

17:55 / April 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 04 20 at 17.10.42 770x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit të jetës politike në Shqipëri, si edhe perspektivën e tij për të ardhmen e saj dhe të vendit në tërësi. Mehmeti u shpreh më tej se në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që duan pushtetin, ndërsa u shpreh skeptik për të ardhmen e vendit nëse kjo e fundit do të mbetet vetëm në dorën e drejtësisë dhe policisë.

”Në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që e duan pushtetin. Synim kanë pushtetin, jo shtetin. Përndryshe do të jepnin një platformë për shtetin. Këtu do të vijë koha kur kam frikë se do jetojnë vetëm ushtarët partiakë. Këtu partitë ende do të copëtohen. Çdo pasanik do ta ketë partinë e vetë, ka filluar ai proces. Personi që ka para i bën këtu 2 deputetë kur të ketë qejf. Nëse nuk ndërpritet ky proces kjo do të ndodhë.

Mjerë shteti që duhet ta ndërtojnë gjykatat dhe policia. Kur faktorët më të rëndësishëm për një vend janë gjyqësori dhe policia do të thotë se s’ka shtet. Korrupsionin nuk duhet ta luftojë SPAK, por institucioni. Nëse në bashki për shembull ka 4 të akuzuar për vjedhje, aty duhet të fillojë menjëherë rindërtimi. Nuk mundet SPAK të zbulojë gjithë hajdutët dhe të korruptuarit e vendit. Duhet gjithë shoqëria. Drejtësia është vetëm një shtyllë, ku është arsimi, shëndetësia, të shkatërruara.

Nuk di detaje për Metën, por mund të them se askush nuk e do SPAK sepse është pasqyrë ku të gjithë e shohin shëmtinë e vetë, në mos frikën. Dalëngadalë ata janë duke e bërë. Ne ndërtuam një shoqëri ku nuk ka vend për ndershmërinë, ky sistem nuk e duron nëpunësin e ndershëm. Shqipërisë nuk ia zgjidh problemin SPAK. E keqja e ka fundin e vetë, çdo kohë lind heronjtë e vetë.

Shqipëria duhet të ushqehet me një frymë tjetër, që edhe qytetari të ketë më shumë ndjeshmëri ndaj shtetit se pushtetit. Në Shqipëri mund të shkatërrosh shtetin, por nuk të lënë të prekësh pushtetin. Shqiptari mesatar duhet të ndjejë se shteti është i tiji, jo i PS apo i PD”, u shpreh ai.

Kim Mehmeti: SPAK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.