Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kim në ekspozitën e kampit të internimit në Tepelenë: Paqja s’mund të vijë pa të vërtetën 

17:56 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
274087336 312685690886595 3873003280823315704 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte sot në Tepelenë me ish të përbdjekurit politikë. Diplomatja ka marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit.

Kim ndrë të tjera thekson se autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Sipas saj, paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin.

“Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë. Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme. Vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. U preka kur dëgjova Simon Mirakajn, i cili u detyrua të jetonte atje nga mosha katër deri në nëntë vjeç, të fliste për atë që ai dhe të tjerët duruan në kamp. Është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë, veçanërisht ata që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin”, shkruan ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.