Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kina kritikon testimin e detyrueshëm për pasagjerët kinezë

15:33 / January 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4B315330 D0FA 45D8 BCA0 0C6C83123A2C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina kundështoi masën e rep për të detyruar pasagjerët kinezë të testohen për COVID-19 para hyrjes në një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, një masë që pason një valë të re të përhapjes së koronavirusit në Kinë.

Autoritetet kineze thanë se masa është vendosur pa ndonjë bazë shkencore, por vendet hedhin dyshime mbi të dhënat e Pekinit mbi pandeminë dhe transparencën rreth numrit të rasteve.

Pekini kërcënoi të ndërmarrë masa kundër vendeve që kanë vendosur kufizime për udhëtarët kinezë, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropaine.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi javën e kaluar se pasagjerët që udhëtojnë nga Kina duhet të kenë një test negativ për COVID-19, ose dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen, para se të lejohen të hipin në aeroplan.

Një numër në rritje vendesh kanë vendosur kufizime të ngjashme për udhëtarët kinezë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha sot se Kina mund të ndërmarrë “kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit”. 

“Kufizimet, që disa vendeve kanë vendosur ndaj Kinës, nuk kanë bazë shkencore. Këto masa të tepruara janë të papranueshme. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të keqpërdorur masat kundër COVID-19 për qëllime politike”, tha zonja Ning, në përgjigjen më të mprehtë të Kinës deri më sot për këtë çështje.

Australia dhe Kanadaja këtë javë iu bashkuan vendeve që detyrojnë udhëtarët nga Kina të testohen për COVID-19 para se të hipin në aeroplan, ndërsa Kina po lufton me një valë të re të koronavisurit.

Ato pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Indisë, Japonisë dhe disa vende evropiane, për forcimin e masave ndaj udhëtarëve kinezë, mes shqetësimeve për numrin real të infeksioneve dhe frikës për mundësinë e shfaqjes së varianteve të reja.

Italia ishte anëtarja e parë e Bashkimit Evropian që vendosi masën e detyrimit të testimit për koronavirus për pasagjerët e linjave ajrore që vijnë nga Kina, megjithëse disa ekspertë thonë se një masë e tillë mund të mos jetë alternativa më e mirë për të mbrojtur popullsinë lokale, pasi variantet e reja që mund të vijnë nga Kina tashmë kanë depërtuar në Evropë.

Krahas Italisë, masa të njëjta për pasagjerët kinezë kanë vendosur edhe Franca dhe Spanja.

Parisi u bëri thirrje qytetarëve francezë të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në Kinë. Franca gjithashtu detyron mbajtjen e maskës në fluturimet nga Kina në Francë.

Qeveria e Spanjës tha se qytetarëve kinezë u duhet testi negativ ose dëshmia e vaksinimit për të udhëtuar.

Kina, vendi që kohën më të madhe të pandemisë zbatoi strategjinë “zero-COVID”, që parashihte kufizime të ashpra për ta zhdukur virusin, ndryshoi papritmas qëndrim duke i lehtësuar kufizimet në dhjetor.

Autoritetet kineze njoftuan se nga data 8 janar ata që udhëtojnë jashtë vendit nuk do të kenë më nevojë të izolohen pasi të rikthehen në Kinë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të takohen të mërkurën për të koordinuar masat ndaj Kinës./ VOA

Kina kritika testim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.