Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kina ndalon të gjitha transaksionet me kriptovaluta: Janë të paligjshme

19:00 / September 24, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 40 770x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

anka Qendrore e Kinës ka njoftuar se të gjitha transaksionet e kriptovalutave janë të paligjshme. Vendimi i autoriteteve ndalon në mënyrë efektive monedhat digjitale, përfshirë Bitcoin. “Aktivitetet e biznesit me monedha virtuale janë aktivitete financiare të paligjshme”, tha Banka e Kinës. Sipas autoriteteve kineze transaksionet e tilla “rrezikojnë sigurinë e pasurisë së njerëzve”.

Kina përbën njërin prej tregjeve më të mëdhaja në botë të kriptovalutave. Zhvillimet financiare në këtë vend shpesh ndikojnë në çmimin global të kriptovalutave. Pas njoftimit të Bankës Qendrore të Kinës çmimi i Bitcoin shënoi rënie për më shumë se 2.000 dollarë.

Kina i sheh kriptovalutat si një investim të paqëndrueshëm dhe si një mënyrë për të pastruar para. Që nga viti 2019 në Kinë ka qenë i ndaluar tregtia përmes monedhave digjitale mirëpo aktivitetet e tilla kanë vazhduar në internet përmes shkëmbimeve të huaja. Por, vendimi i fundit tregon se Kina dëshiron të ndalojë tregtimin me kriptomonedha në të gjitha format. Të paligjshme janë shpallur edhe shërbimet e tilla për qytetarët kinezë nga faqet e huaja të internetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.