Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kinemaja nën masat anticovid – Rezevimi i biletës bëhet vetëm online, distancë 1.5 dhe maskë me detyrim

17:34 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kinema 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni temperaturë mbi 37.5 ºC nuk do të lejoheni të hyni në kinema, ndërkohë që distanca në sallën e shfaqjes së filamve do të jetë 1.5 m nga njëri-tjetri. Këto janë dy prej rregullave të reja, që parashikohen në protokollin e sigurisë të miratuar nga Instituti i Shëndetiti Publik, duke mundësuar hapjen e këtij aktiviteti që deri më tani ishte i mbyllur.

Në funksion të ruajtjes së distancës karriget që nuk duhet të përdoren do të shënohen me shenja dalluese, ndërkohë që shfaqjet do të kryhen me një interval pushimi jo më pak se 15 minuta nga njëra-tjetra për të lejuar pastrimin e duhur, ajrosjen dhe për të parandaluar përplasjen e klientëve që hyjnë apo dalin.

Mbajtja e maskës gjatë gjithë kohës së shfaqjes së filmit është detyrim e në rast shkelje dënohet edhe me gjobë 3000 lekë dhe 5000 lekë në rast përsëritjeje. Po kështu, protokolli i ISHP-së kërkon rezervimin online të biletave dhe kufizimin e grumbullimeve në zonën e pritjes, për të ruajtur distancimin fizik. Ndërkaq, administratiorët e këtyre subjekteve duhet të kryejnë higjienizimin e karrigeve dhe krahëve të tyre, në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve, ndërkohë që për të evituar grumbullimet do të duhet të vendoset staf shtesë që do të monitorojë situatën.

Kinematë dhe ambientet e brendshme të bareve ishin 2 prej aktivitetete, që qëndronin të mbyllur që prej muajit mars, kur në vendin tonë u shënuan rastet e para me COVID-19. Ndërkohë që, hapja e tyre vjen në një kohë kur numri it ë prekurve nga infeksioni ka tenencë në rritje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.