Dy të rinj shqiptarë janë bërë protagonist të një skene të dhunshme, kjo ka bërë që Policia italiane t’i arrestojnë në flagrancë.
Në gjendje të dehur ata kanë dhunuar pronarin e një kioske dhe një klient në Itali. Një prej personave të dhunuar i tha policisë se pak më parë ata ishin sulmuar nga dy burra me origjinë shqiptare, të cilët ishin në gjendje të dehur.
Pranë kioskës, e cila si pasojë e përleshjes së tyre ishte shkatërruar policia pa dy burra të ulur dhe me shishe të shumta birre pranë tyre, njëri prej të cilëve kishte një njollë të dukshme gjaku në xhinse.
Ata nuk u treguan shumë bashkëpunues ndaj oficerëve, të cilët, në atë moment, u detyruan t’i shoqëronin shqiptarët 34 dh 24 vjeçarë në komisariatin e policisë.
Në komisariat, njëri prej shqiptarëve ka goditur efektivin e policisë, raportojnë mediat italiane. Në fund të gjithë ngjarjes, dy shqiptarët u arrestuan për krime të rezistencës ndaj një zyrtari publik dhe për plagosje të rënda.
