Rrugorët e Tiranës kanë ndëshkuar me 2 milionë lek gjobë një të ri shqiptar me banim në Angli, i cili bënte manovra në rrugë me Mercedesin luksoz.
Ai është filmuar në një nga akset e kryeqytetit duke kaluar bordurën ndarëse për të dalë në anën tjetër.
Ai është shoqëruar në Polici dhe krahas gjobës i është hequr edhe leja e drejtimit të mjetit.
