Një trup i pajetë është konstatuar mëngjesin e sotëm në Liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për trupin e një peshkatari 67-vjeçar.
News 24 bën të ditur se viktima S.S kishte dalë për të peshkuar por nuk ishte kthyer më. Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
