Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kishte frikë nga një sulm terrorist? Behgjet Pacolli bën deklaratë e fortë: Duan kokën time, më kanë kërcënuar familjen

21:42 / May 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar në “Ilva Noë” rrugën që ka ndjekur për të hyrë në Kosovë, ndërsa theksoi se ka pasur informacione se mund të ishte shënjestër e ndonjë sulmi terrorist, prandaj  ka zgjedhur të zbresë në Tiranë dhe më pas të shkojë në Prishtinë.

“Unë kam pasur miq, që gjithmonë kanë thënë se do të bëhet mirë. Unë jam në zyrën time, në shtëpinë time në Zvicër. Unë jam një qytetar i botës dhe udhëtoj. Pas 60 ditësh që isha në izolim, ditën e fundit, që ishte 30 prilli, unë isha tek mjeku u kontrollova dhe bëra testin përfundimtar dhe normalisht u përgatita për ta ardhur në Kosovë, kur kam edhe pjesën e familjes. Pas kërkimit të lejes për aterim në Tiranë. Nga Tirana kam shkuar në shtëpinë time në izolim dy ditor, pasi nuk kishte kushte që të shkoj në Kosovë, duke parë kërcënimet që ata kishin bërë. Asnjëherë nuk kam thënë se nuk do të shkoj në karantinë. Për mua ka qenë e qartë se unë do t’i nënshtrohem masave, por pa shkuar atje kanë vijuar kërcënimet.

Unë kam qenë dy ditë i mbyllur në Tiranë dhe ditën e tretë kam udhëtuar për Prishtinë. Çdo gjë për mua ishte e qartë se ishte një inskenimi të partisë në pushtet. Unë nuk udhëtoj vetëm dhe sigurisht se kam një këshilltar që kujdeset për sigurinë e fluturimit. Mua më është thënë se pa u nisur për Tiranë, që do të ishte më mirë të shkonim në Tiranë se sa në Prishtinë. Inati dhe ai kaosi që u ngrit, unë në kokën time vendosa të shkoj në Prishtinë. Unë kam pasur qindra kërcënime, prej militantëve të VV, që ata të bënin çmos që unë të mos jetoj më.  Ata më kanë kërcënuar familjen time. Ata kanë çuar fotografi të autobusit që i çon fëmijët në shkollë. Kanë dërguar fotografi të djalit tim. Nuk e tërheq fjalën që e kam thënë se: është hera e parë që kam pasur frikë  nga institucionet e shtetit tim”,tha ai.

Pacolli komentoi deklarata kërcënuese të Kurtit dhe të ministrit të Brendshëm, të cilët deklaruar se do ta arrestonin Pacollin për thyerje të protokollit të shtetit të Kosovës.

“E dini mirë kërcënimin e ministrit të Brendshëm, përndryshe do të më arrestonte. Pas orës 24:00, vjen postimi i Kurtit, i cili thotë se do të më arrestoj. Kjo ishte një gjë që nuk e kam përjetuar kurrë. Isha i mërzitur, ndërsa në anë tjetër vazhdonin kërcënimet me telefon dhe të nesërmen ishte një dilemë se ku do të shkoj, unë vendosa të shkoj në Kosovë”, shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët

12:23 / August 23, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.