Janë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e Behar Sofisë. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se 23-vjeçari i cili është dhe autori i ngjarjes, Ernejt Shyti në dëshminë e tij që ka dhënë para policisë ka bërë të kanë vëzhguar Sofinë për rreth 1 muaj.
“Drejt liqenit u largova me një bicikletë të vjedhur. Lëvizjet e Sofisë u vëzhguan për një muaj. Lashë rrobat te liqeni dhe celularin”, deklaroi Ernejt Shyti.
Vëllai binjak i Ernejt Shytit është arrestuar nga policia, aty ku ka pranuar se përgjatë viteve të fundit ka qenë te babai i tij, pasi njëri rrinte te nëna dhe tjetri te babai. Ai ka treguar dhe shtëpinë e nënës së tij, madje bëhet e ditur se është marrë dhe dëshmia e nënës.
Ndërkohë mësohet se është marrë dhe ADN-ja e nënës së tyre, e pas rezultateve është liruar vëllai i Ernejt Shytit, e më pas është arrestuar vetë ai.
Autorët janë kontaktuar nga një grup tjetër i fuqishëm për të bërë të mundur ekzekutimin e Sofisë. Ata janë takuar disa herë me organizatorët e krimit. 66-vjeçari është vrarë për shkak të konflikteve të hershme për heroinën, pasi ai kishte hesape të pambyllura.
