Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kishte mbjellë drogë mes shkurreve, pranga të riut në Kurbin

11:20 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurbin 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe shërbime në terren.

Si rezultat i kontrolleve, si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.