Një lokal është djegur plotësisht mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe.
Biznesi agro-turizëm ishte hapur vitet e fundit, por fatkeqësisht i gjithë investimi u shkatërrua nga flakët e zjarrit.
Forcat e zjarrfikësve dhe të policisë ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë kanë nisur hetimet se çfarë e shkaktoi zjarrin masiv.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.