Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kishte planifikuar të kryente sulm gjatë Lojërave Olimpike në Paris, policia arreston një 18-vjeçar!

22:03 / May 31, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paris Lojera Olimpike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person është arrestuar nga policia e Francës, pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një stadium futbolli që do të përdoret gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere, raporton BBC.

18-vjeçari me origjinë çeçene u kap në Saint-Etienne më 22 maj, por lajmi është bërë i ditur sot. Referuar burimeve zyrtare thuhet se autoritetet gjetën prova të një sulmi të frymëzuar nga islamistët.

Ministri i Brendshëm Gérard Darmanin vlerësoi shërbimet e inteligjencës, që sipas tij prishën planet një sulm, që kishin synim lojërat olimpike.

Franca është në gatishmëri të lartë në prag të Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë më 26 korrik. Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u kap pasi kishte shkëmbyer mesazhe të koduara me islamikë të njohur.

Fotografitë dhe videot e stadiumit dyshohet se janë gjetur edhe në telefonin dhe kompjuterin e tij.

Ministri Darmanin tha se i dyshuari donte të sulmonte spektatorët dhe forcat e sigurisë në stadiumin Geoffroy-Guichard, stadiumi kryesor i qytetit, ku do të zhvillohen një numër lojërash futbolli.

Ai ishte “i frymëzuar nga ideologjia islamike”, shtoi ministri i Brendshëm.

18 vjecar lojra olimpike Paris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.