Shefja e mbikëqyrjes në ISHP, Eugena Tomini thotë se izolimi do të ishte guri i fundit për të lëvizur në kuadër të pandemisë COVID-19 në një kohë që sistemi shëndetësor është ende në kapacitet për të përballuar pacientët e shtruar.
Sipas Tominit, hapja e spitaleve rajonale do të bëhet në mënyrë graduale, ashtu siç ndodhi edhe me spitalet COVID-3 dhe COVID-4, teksa shtoi se ezaurimi i të gjithë shtretërve do të çojë në planin e veprimit për spitalet rajonale.
Teksa ritheksoi se komiteti i ekspertëve e ka përcaktuar këtë javë si vendimtare për të vlerësuar masat që mund të merren në javët në vijim, Tomini këshilloi që festat të kalohen pranë familjes së ngushtë në mënyrë që të shmangen sa më shumë transmetueshmëria e virusit gjatë kësaj periudhe.
“Këtë vit mos të shkojmë ne tek festa, festa të vijë tek ne, të festojmë në familje këtë vit”, sugjeroi znj. Tomini.
