TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, vdesin 4 persona në Itali

16:49 / May 29, 2023

Peleshi: Do ta bëjmë Korçën një histori suksesi. Falenderoj demokratët që abstenuan më 14 maj

16:43 / May 29, 2023

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023

Ministri rus: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

16:35 / May 29, 2023

Shqiptari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

16:30 / May 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Kjo është pasuria e deklaruar nga ndihmësi ligjor Gentian Jahjolli

13:32 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gentian Jahjolli, ndihmës ligjor prej vitit 2014 në Gjykatën e Lartë do të përballet të martën me procesin e vetingut. Trupa gjyqësore që ka kryer hetimin administrativ për Jahjollin përbëhet nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Gentian Jahjolli është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2011, pas emërimit si drejtor i marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme. Më parë, Jahjolli ka punuar edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë.

Në mars të vitit 2014, ai është emëruar ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në universitete private si dhe ka kryer doktoraturën në Romë të Italisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e funksionarëve të drejtësisë që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të Gentian Jahjollit nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Gentian Jahjolli zotëronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë në vitin 2012, kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria e ndihmësit ligjor Jahjolli kap vlerën e 1.4 milionë lekëve dhe përbëhet vetëm nga kursimet. Ai zotëron rreth 536 mijë lekë likuiditete në bankë dhe 905 mijë lekë  kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat për periudhën deklaruese 2012-2017 janë 4.4 milionë lekë. Paga nga funksioni zë 94 për qind të të ardhurave të subjektit, ndërkohë që 6 për qind burojnë nga mësimdhënia apo angazhimi si ekspert.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit të zotit Jahjolli dhe të gjitha deklaratat rezultojnë pa probleme.

jahjolli Pasuri veting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kristina Baki: Jam aq e pasur sa për të bërë jetë të qetë dhe të lumtur

22:59 / March 10, 2023

Fevziu: Ka njerëz të politikës që kur i shoh më duket vetja i varfër

23:59 / January 17, 2023

Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinor Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian

18:06 / November 26, 2022

“Kam të deklaruara 100 mijë euro dhe…”/ Sali Berisha pyetet për pasurinë e tij dhe të familjes

21:50 / June 28, 2022
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023

Shqiptari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj, u verifikua nga ADN

16:30 / May 29, 2023

Spartak Ngjela flet për tensionet në Veri: Serbët të thyejnë qafën, është tokë shqiptare

15:38 / May 29, 2023

Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u rikthyer në krye të PD, ndryshe do bëhet personazh memesh

15:26 / May 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, vdesin 4 persona në Itali

16:49 / May 29, 2023

Peleshi: Do ta bëjmë Korçën një histori suksesi. Falenderoj demokratët që abstenuan më 14 maj

16:43 / May 29, 2023

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.