Kur njeriu është në pikën e vdekjes dhe nuk i përgjigjet stimujve të jashtëm, truri vijon të ndjejë tingujt që vijnë nga jashtë dhe sipas një studimi të fundit dëgjimi është shqisa e fundit nga pesë të tilla që shuhet.
Sipas një studimi të universitetit British Columbia të publikuar në revistën Scientific Reports, të bërë në disa të sëmurë në një spital në Vancouvuer kur ishin ende të vetëdijshëm dhe kur nuk ishin më.
Duke përdorur elektrocenfalogramën, shkencëtarët e drejtuar nga Elizabeth Blundon kanë krahasuar të dhënat e këtyre pacientëve me ata të shëndetshëm. Ky studim tregoi se disa pacientë edhe pasi kishin ndërruar jetë, truri i tyre përgjigjej në të njëjtën mënyrë si të rinjtë e shëndetshëm.
Fjalët që perceptohen
“Në urët e fundit para një vdekje natyrale, shumë persona hyjnë në faën e mospërgjigjes. Të dhënat tona tregojnë se një tru që po vdes arrin ende ti përgjigjet një tingulli, dhe pse në një gjendje pavetëdije, deri në orët e fundit të jetës”, thotë Blundon.
Sidoqoftë shkencëtarët nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse personat që po vdesin ishin ende koshient për atë që dëgjonin por thotë se ideja është që duhet të vijojmë ti flasim personit që po ndërron jetë pasi diçka ndodh në trurin e tyre.
