Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Kjo është shtëpia ime’, 80 vite pas dëbimit i moshuari çam rrëfen ballafaqimin me grekët që i morën banesën

23:40 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 23 1 e1714599606419
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fadil Nuriu ka përdorur miqësitë për të parë një herë shtëpitë e tija në Paamithi. Ironikisht, ato prona i kanë gëzuar grekë etnikë që dikur shërbimin si punëtorë të familjes çame.

‘Shtëpia ime rrinin të krishterë ata që kishim ne punëtorë a kishin zënë shtëpinë’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

‘Shoh shtëpinë time dhe më del një nuse tek ballkoni dhe i them kjo është shtëpia ime i thashë. O zot tha kjo çfarë po thotë ky, i thashë burri jot ka qenë çoban tek babai im, kjo është shtëpia ime, por ti ta gëzosh se unë jam shumë mirë në Shqipëri’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Ai rrëfen se edhe pronat e tyre ishin zhdukur. 8 dekada të shkuara, thuajse kanë fshirë gjithçka.

‘I them ka pas baba ime ca ullinj se më kujtohet që merrte baba këtu në qafë me kaçile dhe mblidhnim ullinj, i kanë bërë fushë sporti më tha dhe e mbylla, edhe për xhaminë ashtu më tha’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë
Ai thotë se e merr malli, por nuk dëshiron të kthehet më në Paramithi, pasi nuk ka se çfarë të kujtojë veç torturave dhe masakrave.

‘Me thënë të drejtën jam mësuar edhe këtu në shqipëri, kam kaluar shumë mirë. Po më shkon mendja se ku ke lind të dhemb, por shumë pak më bien djerr të shkoj atje. Se çfarë do të shoh atje? Nënën time nuk e di se ku e kam se e varrosa në darkë e në mëngjes ma nxorën qentë’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.
Pas kaq vitesh ata kanë pak shpresë për drejtësi. Lejimi ng apala greke që së paku të shohin vendin ku kanë lindur do tu jepte një farë paqeje.

‘Duhet shumë me u dhënë paqe, por greku është grek. Së paku të na lejojnë të shkojmë, sepse kanë vdekur, shumë pak kanë ngel. Të shkojnë ta shohin vendin ku ke lindur se vatani yt është i ëmbël’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.