Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kjo nuk quhet më ‘Rruga e Salës’, por ‘Rruga e Shpresës’!” – Berisha thirrje mbështetësve nga dritarja e shtëpisë

19:05 / January 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur sërish nga dritarja e shtëpisë, ku ai prej disa ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpiak’, mbështetësit demokrat që ishin mbledhur poshtë banesës së tij.

Berisha u shpreh se mbështetësit e tij ia ndryshuan emrin rrugës ku ai banon, “Mustafa Matohiti”, por e njohur gjerësisht si “rruga e Salës”, për shkak të vendndodhjes së shtëpisë së ish-kreut të qeverisë.

Sipas tij tanimë kjo rrugë quhet “rruga e shpresës” dhe jo më “rruga e Salës”.

“Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth. Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar. E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të varin flamurin e PD në dritare si flamur shprese dhe fitoreje për shqiptarët.

“Liria nuk burgoset dot, po e bërë këtë, liria vetëm sa shumëfishohet. E vërteta nuk heshtet dot. Po e bëre këtë, e vërteta shumë më tepër, shumë më fort. Prandaj kjo luftë i ka shërbyer PD-në, sepse e ka shndërruar flamurin tonë në flamur të lirisë, në simbol të demokracisë, në simbol të shpresës. Ky flamur nuk mposhtet kurrë! Unë sot e kam varur këtë flamur në dritare. Ju ftoj të gjithë ju, ftoj të gjithë shqiptarët që të varin në dritare këtë flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje për shqiptarët. Ata nuk kanë flamur, ata janë njerëz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kanë i nxjerrin në vilat e tyre të fshehta të ndërtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin. Flamuri ynë qëndron krenar për jetë të jetëve krahas flamurit kombëtar”, tha më tej ai.

Berisha mbeshtetes rruga e sales
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.