Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ditën e sotme ka qenë në Livadhe, Bashkia Finiq, ku dhe ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone.
Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi teksa ka folur për problemet e banorëve nuk i ka kursyer as lëvdatat për kryeministrin Edi Rama, që për Çuçin vazhdon te jetë i vetmi përson në tokë që mund të zgjidhë problemet e pronësisë.
Çuçi u shpreh se “katrahura që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësorë që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë ka shumë halle…”
