Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kjo video tregon se si e folura mund të përhapë koronavirusin

19:48 / February 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personat e infektuar mund ta përhapin virusin tek të tjerët vetëm duke biseduar, sipas një studimi të ri. Videoja tregon se si grimcat që dalin nga goja e një personi mund të vërviten dhe përhapen tek të tjerët përreth, edhe kur mbajnë maskë.  Studimet e mëparshme kanë zbuluar se spërklat nga teshtitja ose kollitja rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e përhapjes së virusit.

Por një studim i ri mbështet teorinë se e folura siguron forcën e mjaftueshme që grimcat e nxjerra të jenë një rrezik infeksioni. Disa studiues japonezë përdorën tym dhe dritë lazer për të gjurmuar rrjedhën e ajrit tek njerëzit.   Ata rikrijuan skenarë kur një person qëndron pranë një personi tjetër, si për shembull gjatë një shërbimi estetik apo ekzaminimi dentar.

  • safe image 6

Eksperimenti u zhvillua në një sallon estetik, pasi vullnetari kishte thithur një cigare elektronike, e cila prodhonte tym artificial të përbërë nga pika me diametër rreth një të dhjetës së mikrometrit, e ngjashme me madhësinë e një grimce virusi. Studimi zbuloi se ajri i nxjerrë nga një person që nuk mban maskë, lëviz poshtë për shkak të gravitetit dhe bie mbi klientin.

Sidoqoftë, kur personi mban maskë, “reja” e grimcave të frymëmarrjes tenton të ngjitet lart në trupin e atij personi. Studiuesit gjithashtu zbuluan se mburojat e fytyrës mund të parandalojnë çdo aerosol që rrjedh rreth maskës për tek klienti. “Prandaj është më e efektshme të mbash maskë dhe mburojë fytyre kur ofron shërbime për klientët.”, thanë studiuesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.