Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Klaudia Pepa këtë herë aktore, pjesë e filmit thriller në Itali, zbulohen detajet e projektit të ri

17:48 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klaudia Pepa 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të njohura shqiptare së cilës fama i ka arritur deri në Itali, ku ajo jeton prej disa vitesh dhe zhvillon profesionin e saj.

Artistja tanimë do të provojë një tjetër fushë, atë të aktrimit pasi do të jetë pjesë e një filmi thriller në Itali. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Pepa e cila ka njoftuar se pas 21 prillit do të aktrojë për filmin “Reverse”.

1 7

Ky thriller ligjor ka në qendër historinë e një një vrasësi serial famëkeq të ‘Influencers’, që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.

Në film Klaudia do të luajë Francescën, një haker që punon për policinë. Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policinë për kapjen e vrasësit.

  • 2

“Reverse” është me regji nga Mauro John Capece, ku pjesë e tij janë aktorët: Corinna Coroneo, Gabriele Silvestrini, Adrien Liss, Iago Garcia, Simonetta Ingrosso, Lorenzo Tarocchi.

Klaudian e kemi parë gjithashtu së fundmi edhe si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor.

Në qendër të kësaj kënge është një histori dashurie, që nis që në fëmijëri. Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët. Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.

aktore Klaudia Pepa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.