Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kledi sqaron për herë të parë marrëdhënien me partneren dhe i dërgon një mesazh publikisht të dashurës së tij

17:16 / November 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kledi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kledi ka qenë në qendër të vëmendjes pas situatës së ndërlikuar që u krijua. Ndonëse kishte një marrëdhënia disavjeçare, Kledi u përfshi në një “trekëndësh” me Arjolën dhe Beatrix që u diskutua shumë në rrjet. Edhe pas daljes së modelit nga shtëpia e “Big Brother” ka shumë kuriozitet lidhur me vijimin e lidhjes së tij, për të cilën Kledi është shprehur i paqartë.

Sot, Kledi ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth shumë të pathënave.

Para se të niste rrugëtimin e tij në këtë format u tha se Kledi dhe Arbana njiheshin që të vegjël me njëri-tjetrin. Kledi sqaroi nga klasa e pestë deri ne të tetë kanë qenë në një klasë dhe në një bankë. Sipas tij, Arbana ka qenë ajo që e ka zgjedhur që të jetë pjesë e kastit.

Gjithashtu, në media është shkruar edhe për një marrëdhënie romantike të Kledit me modelen e njohur, Kristina Baki. I pyetur nga Jonida Aliçkolli se sa të vërteta janë këto lajme, Kledi tha:

Nuk kam qenë në një lidhje me asnjë modele shqiptare në momentin që kam qenë me partneren time. Historia me Kristina Bakin ka mbi 10 vite. Ajo ka qenë shoqja e ngushtë e Adrolës. Adrola ka qenë e martuar me djalin e dajës tim. Unë kam pasur bashkëpunime me agjenci të huaja dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj shqiptarët. Kur kam punuar bashkë me të, kemi pas një sfilatë dhe disa ‘photoshooting’ dhe jam ndjerë krenarë sepse njerëzit thonin: ‘Ëoë sa të bukura janë’. Adrola më ka lënë pa fjalë. Marrëdhënia ime ka qenë vetëm bashkëpunim. Kristina dhe Adrola janë njerëz të mrekullueshëm si nga puna edhe nga karakteri. Jam ndjerë i lumtur me to.

Sigurisht, nuk mund të mungonin pyetjet rreth të dashurës së tij, të cilës Kledi i dërgoi edhe një mesazh publikisht. “Të dua!”- i tha ai në gjuhën gjermane.

Komunikimi ka qenë shumë pozitiv sepse ajo e dinte që para se të hyja që do futesha në një lojë psikologjike dhe mund të ndodhnin shumë gjëra. Çdo gjë që ndodh në atë shtëpi mbetet në atë shtëpi. Gjërat do të merren më me detaje kur të kthehem në Austri. Unë nuk mund të ha me dy lugë.

Cili ka qenë pengu më i madh i Kledit në lidhje me Arjolën dhe Beatrix-in? Modeli tha se Arjola meritonte më shumë nga ai pasi e ka bërë të ndihet shumë mirë në shumë situata. Ai tha se është një njeri i pazëvendësueshëm dhe e konsideroi një njeri kristal. Në fund, Kledi u shpreh se këtë “Big Brother” do donte ta fitonte Arjola ose Donaldi.

Kledi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.