TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Kryeqyteti ynë, Tel-Aviv i Ballkanit, ja bashkëpunimi që do të bëjë histori

14:40 / March 21, 2023

Armiku më i keq i sistemi tonë imuniteti është ky ushqim

14:35 / March 21, 2023

Takimi i 18 Marsit, Kurti: “Topi” te Serbia, pse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen

14:24 / March 21, 2023

Këto janë 3 shenjat më të qeta të Horoskopit

14:15 / March 21, 2023

Parashikimi i De Biasit: Shqipëria kualifikohet në Europian si e para në grup

14:08 / March 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

KLGJ reagon ndaj akuzave të Berishës ndaj gjyqtarëve pas vendimit për vulën: Thirrjet për vetëgjyqësi të papranueshme

19:29 / March 8, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e partisë Enkelejd Alibeajt.

Reagimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës.

Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.

Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.

tirananews.al
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Kryeqyteti ynë, Tel-Aviv i Ballkanit, ja bashkëpunimi që do të bëjë histori

14:40 / March 21, 2023

14 Maji. Kryetari Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët

13:50 / March 21, 2023

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit

13:30 / March 21, 2023

Rama pritet nga presidentja e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim çështjet e lëna pezull

13:09 / March 21, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit

13:30 / March 21, 2023

Rama pritet nga presidentja e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim çështjet e lëna pezull

13:09 / March 21, 2023

Rikthehen Warriors, Memphis mposht Dallas, Bulls ia dalin në shtesë

12:51 / March 21, 2023

Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK për 3 akuza

12:01 / March 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Kryeqyteti ynë, Tel-Aviv i Ballkanit, ja bashkëpunimi që do të bëjë histori

14:40 / March 21, 2023

Armiku më i keq i sistemi tonë imuniteti është ky ushqim

14:35 / March 21, 2023

Takimi i 18 Marsit, Kurti: “Topi” te Serbia, pse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen

14:24 / March 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.