Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi më 11 qershor përfundimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Për rrjedhojë ai humb edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.
Ora News ka siguruar vendimin e plotë të KLGJ-së për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë.
Në këtë vendim KLGJ thekson faktin se asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk mund ta zëvendësojë Dvoranin pasi është emëruar për një mandat të plotë kushtetues 9-vjeçar.
Por nga ana tjetër, emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarë të rinj në situatën e mospasjes të një pozicioni të lirë në këtë Gjykatë, që duhet të plotësohet nga rradhët e juristëve të spikatur, ka çuar në përfundimin e detyrës së Ardian Dvoranit.