Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Klithmat e vogëlushit rrënqethën të madh e të vogël”/ Gazetarja tregon sherrin në mes të Durrësit: Nipi i biznesmenit rrahu një 40-vjeçar

23:51 / August 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherri durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Haxhiraj bën me dije se një person i ka treguar se mbrëmjen e djeshme një rast dhune në mes të qytetit ndërkohë që Policia nuk kishtë ndërhyrë. Në rrëfimin e saj, gazetarja bën me dije se ngjarja i është rrëfyer teksa kishte dalë shëtitje me të bijën.

“Tre persona kanë rrahur në mënyrë barabare një 40-vjeçar në mes të bulevardit “Dyrrah” mbrëmjen e sotme. 40-vjeçari ishte duke ecur me të birin 5 a 6 vjeç. Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrënqethur të madh e të vogël. E rrahën aq keq, sa kur u ngrit la pas, një pellg gjaku ndërsa cubat e bulevardit, iu hipën makinave e ikën, pa iu hyrë gjemb në këmbë. Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogël prej dore, edhe shapkat s’dihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë në gjak.”

Më tej, gazetarja zbulon edhe detaje të tjera duke bërë me dije se një prej agresorëve është nipi i një bisnesmeni të fuqishëm të qytetit, dhe se Policia nuk reagon pasi ka frikë. Sipas Haxhirajt, e gjithë ndodhia është lehtësisht e verifikueshme, mjaft të hapen kamerat e biznesve pranë Bulevardit.

“Të tre cubat janë të identifikueshem, Policia as u duk fare aty. Njëri më thanë është nipi i një biznesmeni. Policia Durrës nëse ka këllqe të mos pyesë asnjë dëshmimtar, por të marrë kamerat e sigurive të bizneseve që e kanë filmuar e t’i thërrasë njëherë në Komisariat, e nëse nuk bën minimalisht këtë, Policia ka frikë! E nëse Policia ka frikë, çfarë i mbetet qytetarit?! Në boulevard ka shumë njerëz në mbrëmje…dhunën ç’njerëzore dhe klithamat e djalit të vogël i kanë parë shumë sy e i kanë dëgjuar shumë veshë! Policia ka kohë që nuk duket në rrugë, që kur bulevardi është bërë arenë e shpjetësisë skëterrë të shoferëve, si puna e këtyre që sot masakruan një baba. Çfarëdo të kish bërë, për më tepër në prani të një fëmijë të mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhunës barbare. Nuk isha prezente por di që nuk do kisha bërë sehir, siç bënë sot shumë të tjerë!”

Durres gazetarja klithmat Sherri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.