Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Klodiana Lala del me deklaratën e fortë: Në Bolivi dhe Ekuador një shqiptar po kërkohet me lupë

23:11 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala gjatë një interviste ka folur për situatën e grupeve kriminale shqiptare.

Lala është shprehur se në Bolivi dhe Ekuador një shtetas shqiptar po kërkohet me lupë por nga ndërtimi i veçantë që kanë grupet shqiptare është e vështirë të arrestohet. Ajo deklaroi se ky shqiptar nuk figuron me emrin e tij në ato vende.

“Debati im më i madh që kam pasur me ekspertët është pse shqiptarët janë kaq të ekspozuar kur porti hyrës i europës është Roterdami.  Grupet kriminale janë me bazë familjare dhe gjinore, janë agresivë, ata përdorin hakmarrjen dhe e bëjnë nëpërmjet kallashnikovit. Nëse një grup kriminal shkatërrohet në Britani aty mbaron gjithçka ata nuk kalojnë në vetëgjyqësi. Në një vend me 2.5 milionë njerëz kemi aq shumë grupe kriminale.

Autoritetet në Ekuador dhe Bolivi po kërkojnë me qiri një shqiptar i cili nuk figuron me emrin e tij në këto vende. Ky mbrohet sepse nga karakteri i këtyre grupeve kriminale dhe mënyra se si këto operojnë i sigurojnë vazhdimësi. Të ketë 10 grupe me 65 milionë banorë është e mirëkuptueshme dhe të ketë 10 grupe me një vend 2.5 milionë banorë është e vështirë. Jam e prirur për ta parë në dritën e akteve pa e ekzagjeruar, problemi është që vendi është në një moment kritik dhe duhet të kemi bashkëpunim me të huajt që të shkatërrohen këto grupe dhe historia e Jan Prengës është një nga më të rëndat” – u shpreh Lala.

Ekuador klodiana lala shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.