Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klodiana Lala nxjerr detaje nga dosja ÇEZ-DIA: Çfarë po heton SPAK

22:07 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se çështja ÇEZ-DIA është një aferë korruptive. E ftuar në emisionin ‘Log’, Lala tha se për këtë çështje nuk është pasur asnjë interes nga drejtësia për të zbardhur dosjen.

Mes të tjerash gazetarja tha se historia u rihap në 2019 mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga një jurist.

“Nuk kishim njoftim. Nga burimet e morëm vesh. Disa nga gazetarët ishin në vështirësi se po aludonin me çështjen për të cilat ishte thirrur Meta. Zoti Meta ishte thirrur për ÇEZ-DIA. ÇEZ-DIA është aferë. Kur u dha vendimi në 2017 për Ismailajn nuk ishim në këto kushte. Aty bëhet fjalë për përfshirje të të tria forcave politike. Kjo çështje nuk ka pasur interes për t’u zbardhur. Prokuroria provoi vetëm disa dokumente fiktive, për të cilat u dënua zoti Ismailaj. Ish-ministri i ndjerë, Dritan Prifti pati një deklaratë dhe ai pretendoi për një akuzë të rëndë ndaj zotit Meta. Ai tha se Meta kishte sugjeruar dhe dërguar si person të besuar Ismailajt te çekët e ÇEZ. Në të njëjtën kohë kur u bënë akuzat, çështja e ÇEZ ishte në arbitrazh. U kërkua një shumë e madhe parash, 130 mln euro. ÇEZ kërkonte të tjera para. Historia u rihap në 2019 mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga një jurist. SPAK po heton rolin e zotit Meta. A është Meta i lidhur me Ismailiajn? A ishte ai që i sugjeroi çekëve të ÇEZ Ismailajn?! Nëse mbetet te historia e lobimit s’ka gjë të keqe, por po nëse janë pranuar para? Këtë po heton SPAK. Ka një dëshmi të Elvis Matës, që u pyet dy herë në Vjenë. Ai thotë se ka pasur udhëtime të Kastriot Ismailajt dhe Metës në drejtim të Pragës. SPAK po heton nëse kanë udhëtuar këta personazhe së bashku?!
Ka një dëshmi të drejtorit çek të ÇEZ.”, tha Lala.

CEZ dosja klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.