Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klodiana Lala tregon prapaskenat për Tahirin: Pinte cigare në holl ku iu vunë prangat

15:41 / February 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar prapaskenat në lidhje me seancën maratonë nga gjyqi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në ‘News24’ Lala tregoi orët e ankthit dhe pritjen e gjatë të ish-ministrit në ambientet e gjykatës dhe se si e priti ai lajmin.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e tensionuar, pasi Apeli i GJKKO kishte përcaktuar orën 13:00 për të shpallur vendimin për Tahirin. Zoti Tahiri mbërriti në gjykatën e Apelit në 12:30 minuta, i shoqëruar nga avokati. Jashtë e prisnin njerëz të tij të afërt.

Pasi kreu procedurat e kontrollit, hymë bashkë me të në orën 12:45 minuta. S’ka pasur asnjë shkëmbim bisede të Tahirit me avokatin. Ai ishte i tensionuar. E shprehte. Kuptohej që kishte ankth.

Dikur rreth orës 14:10 minuta, një nga përfaqësuesit e Gjykatës na është lutur që të linim ambientet e Apelit të GJKKO. Zoti Tahiri pinte cigare, lëvizte në hollin e gjykatës. Mbante distancë nga mediat. Disa herë i sollën ujë, paketa me cigare. Kur shkuan rreth 4 orë pritje, filloi të shprehte shqetësim. Fliste me zotin Haxhiaj, e pyeste. Disa gazetarë i pyeti “si e shpjegoni ju këtë?!”

Më pas u lejuam që të hynim brenda dhe seanca të ishte publike. të ishin dhe kamerat. Por kryesuesi i e bëri pyetjen për zotin Tahiri dhe zotin Çela, dhe ish-ministri tha se nuk kishte problem. Kur u dha vendimi pati tronditje. Kur u kthye nga kamerat, se ne ishim live, shtrëngonte duart, ishte i prerë në fytyrë. Më pas e mblodhi veten dhe u kthye nga mediat. Ishte zoti Tahiri ai që i jepte kurajo zotit Haxhiaj. Zoti Haxhiaj e shpjegoi dhe jashtë. S’e priste një vendim të tillë. Por tashmë ka një fakt që zoti Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Prangat u vunë në katin e nëndheshëm të gjykatës. I dhanë të drejtën e një telefonate. Më pas ai bëri dhe një reagim në rrjetet sociale. Më pas ai u transferua nga ambientet e gjykatës në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe ka dorëzuar sendet personale se ashtu është procedura. Më pas u dërgua në godinën nr 2 të burgut 313.

Nga bisedat që kam bërë me zyrtarët e burgut, ai s’ka shfaqur shqetësim gjatë natës. S’ka bërë asnjë kërkesë. I kanë dërguar cigare dhe disa rroba që i duheshin gjatë natës. Është çuar nga të dënuarit e tjerë. Ka specifika rasti kur bëhet fjalë për një ministër. Do të duhet të merren masat për të mos rrezikuar jetën e tij në burg. Ai do të shkojë në një burg të zakonshëm, por nuk është vendosur ende”, thotë Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.