Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klodiana Lala zbardh skemën: Ja si bëhet trafikimi i drogës nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë

21:42 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3203
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se tregu i drogërave të forta ka pasur lëvizje gjatë kohëve të fundit.

Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”, ku tha se trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë bëhet përmes tretësirave të ndryshme, qymyrit apo edhe konteinerëve me banana.

“Mua sot më shqetëson trafikimi i drogërave të forta. Kryesisht trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë. Pjesa më e madhe kanë ardhur përmes kontenierëve me banane. Ka pasur raste që ka ardhur përmes tretësirave të ndryshme. Maroku dhe Afganistani janë vende prodhuese, rasti më i fundit i SPAK ngriti shqetësimin… Tregu i drogërave të forta ka një lloj lëvizjeje gjatë kohëve të fundit.

Një nga rastet kryesore që ishte babai i Arbër Çekajt i cili ishte në anë të kontejnerit, droga vjen përmes tretësirave të ndryshme apo qymyrit. Të gjitha sasitë e kapura kohët e fundit janë sasi të mëdha. Duhet të shikojmë rritjen apo shtimin e shqiptarëve që janë në amerikën latine. Për ta trafikuar drogën duhet të kesh bashkëpunëtorë në portin që e nis, në portin transit, etj. Sasitë e kapura tregojnë se në 10 ngarkesa, vetëm 1 kapet në raport me atë që kalon. Kjo duhet të na shqetësojë më shumë se hashashi. Lazarati ka qenë një fshat jashtë kontrollit, por nuk kemi pasur masivizim me sera me kanabis etj. Unë shoh problem kokainën dhe heroinën. Kohët e fundit ka pasur disa goditje. Duke pasur sinjalizime nga jashtë. Për vite me radhë autoritetet e huaja nuk bashkëpunonin me autoritetet ligjzbatuese këtu. Hashashi është një histori më e thjeshtë sesa parandalimi i drogërave të forta. Sepse aty hyn pastrami i parave, etj”, është shprehur Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.