1000 pemë të reja iu shtuan Përroit të Thatë në Malësi të Madhe. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe kryebashkiaku Tonin Marinaj vlerësuan këtë nisëm e cila i shërben një ambjenti më të pastër dhe më të shëndetshëm për komunitetin.
Të pranishëm ishin edhe prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja, nënprefektja Taze Lohja, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare Kamicë.
Më pas ministri dhe kryebashkiaku Marinaj iu drejtuan pikës së prodhimit të fidanëve të sherbelës ku folën për subvencionet dhe politikat e reja favorizuese të qeverisë shqiptare ndaj fermerëve që merren me kultivimin e bimëve medicinale.