Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Klosi me sipërmarrësit turistikë: Objektivi kryesor, ndërtimi i një sistemi me rregulla dhe standarde

19:04 / June 27, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kloosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një interpelancë me sipërmarrës turistikë dhe përfaqësues të shoqatave të hotelerisë për problematikat e strukturave akomoduese për vitin turistik 2019, vlerësoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm me grupet e interesit për të siguruar sezon veror cilësor për pushuesit dhe turistët në rritje, që kanë hyrë në Shqipëri në këto muaj të 2019-s.

“Ajo çfarë ne kërkojmë me forcë dhe prandaj jemi të gatshëm ta vazhdojmë këtë debat me ju është që të kemi mundësinë që ky sezon të vazhdojë të rrisë standardet pasi tashmë, ju e dini shumë më mirë se ne institucionet e politikëbërjes, sesa i rëndësishëm është sezoni për sezonin që vjen, sa të rëndësishme janë që standardet që vendosim, rregullat përpjekjet e përbashkëta të ndihmojnë që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë sesa ky që po kalojmë.

“Ne do të kërkonim dhe përfundimin e strategjisë, e cila është shumë e rëndësishme për investitorët potencialë, të cilët duhet të investojnë në fshatrat turistikë apo hotelet e mëdha që kanë shfrytëzim gjithëvjetor por edhe paketat full board në mënyrë që Shqipëria të tërheqë sa më shumë nga të ardhurat e këtyre turistëve që duan të paguajnë por duan edhe standarde”, tha Topuzi. Në përgjigje të kryetarit të shoqatës të Turizmit, ministri tha: “Është e vërtetë që ne kemi marrë një vendim në KKRRT që nuk ka më investime vetëm për real estate, vetëm për banesa.


“ Për zonat të cilat janë shpallur si zona me përparësi zhvillimi turizmi ka një dakordësi që të jetë në 65% të saj hoteleri dhe vetëm 30-35% vila apo akomodim dhe të gjitha këto mundësisht me shërbime hoteli apo të strukturës akomoduese. Ne kemi marrë një vendim për të mbajtur një situatë të frenuar në licensimin dhe dhënien e yjeve, standarteve të hoteleve edhe kjo për vetë faktin se vendimi i qeverisë i vitit 2017 i përcakton qartë se cilat janë kushtet dhe cfarë duhet të plotësojë një hotel. Filozofia jonë për të rritur standardet në përputhje me ato ndërkombëtare, që tashmë po realizohet dhe kemi jo pak, por disa brande të cilët janë sot në Shqipëri, kemi disa biznesmenë të cilët kanë arritur të vendosin marrëdhënie të vërteta dhe kanë përcaktuar se kush janë standardet europiane.

Në këtë kuadër ne kemi bërë vendimin e fundit të qeverisë I cili I hap rrugë kategorizimit, një veprim I rëndësishëm dhe I nevojshëm për të kuptuar edhe në kuadër të lehtësirave fiskale që ne japim përsa I përket të gjithë botës së hotelerisë edhe për të luftuar informalitetin por edhe për të kërkuar vendosjen e standardeve dhe më shumë se kaq vendosjen e raporteve të drejta ndaj taksave që paguajnë pranë pushteti lokal të realizimit se kush është një bujtinë në Shqipëri, kush është një hostel, kamping, hotel, resort, qendër kreative apo B&B”, tha ministri Klosi.

Lidhur me pyetjen nëse qeveria ka një program sa i përket investimeve për shkollat e turizmit, ministry tha se është diskutuar edhe me Task Forcën e turizmit të mbledhur kudo në Shqipëri dhe me vetë biznesin për nevojën që ato kanë për të punësuar profesionistë në hoteleri, ministri tha se i takon edhe sipërmarrësve turistikë, të bashkërendojnë punën e tyrë me shkollat e arsimit profesionat, qendrat e formimit profesional. “Është një moment që arsimi profesional do të duhet të marrë shumë më tepër nxitje dhe kërkesë nga biznesi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përsa I përket programit qeveritar mendoj që qeveria ka dëshmuar vullnet shumë të madh shkollat e qendrat e formimit profesional.

Pothuajse të gjitha janë të riinvestuara, me kapacitete të disafishuara, por nëse kemi numra shumë të rritur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë e Fier, kemi probleme me zonat periferike. Para disa ditësh ne ishim në Berat me Task Forcën e turizmit dhe shkolla e qytetit mbase më turistik të vendit pranon më pak se 100 persona në vit, ndërkohë që kapacitetet mund t’i ketë për 500-600 vetë. Pra, kemi nevojë në zona pak më periferike ta shtojmë numrin e biznesve që kërkojnë të mbështesin arsimin profesional”, tha ministri Klosi. Sa i takon sigurisë në plazhe, detyrimet që kanë operatorët turistikë dhe pushteti lokal, ministri Klosi tha se si ata, shoqatat dhe bashkitë duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi për të garantuar jetën e pushuesve, si siguri jete, siguri ushqimore, higjienë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.