Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klosi në Fier: Diaspora në fokus të rienergjizimit të PS-së. Balla: Këtu kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë

16:00 / April 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 132
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diaspora do të jetë në fokusin tonë kryesor të rienergjizimit të PS-së. Sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi nga Fieri ka theksuar se po punohet intensivisht për të realizuar votën e emigrantëve.

“Ne do të jemi në një tur takimesh në diasporë për të strukturuar bisedat me qytetarët tanë dhe për të dëshmuar se ajo çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo cfarë kemi propozuar në kuadër të Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet pa kontributin e vëllezërve e motrave tona që jetojnë prej vitesh në diasporë”, ka thënë Klosi.

Drejtuesi politik i Qarkut Taulant Balla pasi ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi, është ndalur edhe te protestat e banorëve të Roskovecit kundër ndërtimit të Termocentralit në zonën e tyre. Ky investim strategjik jo vetëm që nuk do t’i dëmtojë banorët por përkundrazi janë me fat që një investim i tillë strategjik do të zhvillojë më tej zonën.

“Qarku ynë është me fat sepse kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, gazsjellësi transadriatik i cili jo vetëm që e ka kthyer Shqipërinë në një pozicion strategjik në hartën europiane të furnizimit me gaz, por tashmë duhet të jemi edhe përfitues dhe jo vetëm një vend tranziti”, ka thënë Balla.

Diaspora PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.