Ministri i turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë.

Klosi ka theksuar se 3 vjetët e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do ti kalojë bashkisë.

Impianti sipas Klosit do ndihmojë shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar, por edhe përpunimi i mbetjeve urbane, që në përgjithësi shkakton ndotje dhe helmim, këtu do të ndihmojë banorët në vaditje.

“Siç shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një paisje por është një vepër e madhe publike që siç ua përmenda kanë përfunduar të gjithë elementët e saj. Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve ka përnfunduar të gjithë landfillet jo vetëm ato për mbetjet urbane por edhe për hiret, kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni brenda muajit dhjetor që është kontrata 3 vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon edhe inceneratori që e shikoni atje sonda që po montohen dhe gjithë të tejrat. Brenda 7 viteve që ka jetën ky incenerator për ti kaluar pastaj bashkisë pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vjetët e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbullar të gjithë mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë.

Sic është rasti i Elbasanit ku pas një kohe që ka bashkëjetuar kompania me bashkinë pastaj impianti i kalon bashkisë dhe bashkia fillon ta trajtojë dhe për shumë vite të tjera një sistem që pastron përfundimisht mbetjet urbane në vendin tonë. Qarku i Fierit një qark turistik me shtrirje të madhe një nga qarket turistiket të vendit, dhe siç e shikoni ky impiant ka sjellë risi sa i përket trajtimit ekologjik të të gjithë situatës dhe ndihmon shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar por dhe ujërat që do të trajtohen dhe është krejt ndryshe nga të tjera, uji që del nga ky përpunim i mbetjeve urbane që në përgjithësi shkakton ndojte dhe helmim këtu do të ndihmojë banorët në vaditje”, shtoi ai.

Akuzave të PD se inceneratori është korruptiv, Klosi u përgjigjet duke thënë të shikojnë veprën dhe përfitimet që do të sjellë ai në zonë.

“Sfida e rradhës në Fier është mënyrë e grumbullimit të mbetjeve urbane, pasi ta kalojë bashkisë do jetë një pikë moderne e grumbullimit të mbetjeve por edhe për prodhim energjie. Impianti është në fazën e tij të fundit dhe e gjithë vepra ka përfunduar. Eshtë një vepër shumë e bukur nga pikëpamje e ndërtimit. Ju i dini problematikat e zonës dhe nefgociatat me banorët, këti kemi zgjehdur një vend të ri që është kthyer në një landfill super modern dhe shumë shpejt do të jetë real dhe i domosdoshëm.

Jemi këtu për tu dhënë përgjigje debateve këtu është një vepër e madhe publike e realizuar brenda kontratës me teknologji të avancuara nga kompanitë më të mira, një vepër publike që shumë shpejt do ti kalojë në shërbim bashkive të qarkut. Kur të grumbullohen të gjitha mbetjeet urbane këtu por duke realizuar dhe pika te transferimit nga të gjitha bashkitë sdo të jetë vetëm një impiant që do të ketë incenerim, pra djegie të mbeturinave por para saj do të ketë trajtim për riciklim, nga e cila do përfitojë dhe industria ricikluese.

Përgjigja është puna dhe vepra, ajo çfarë shikoni, qytetarë te Fierit dhe të gjithë bashkë do ta preikm sepse është një vepër e madhe e realizuar me intesitet. Nuk do ketë më male me plehra në qytete, por ata do riciklohen duke i rifutur në prodhim”, tha më tej ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here