IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit, ky është konkluzioni që arriti Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nisi në 21 janar deri në fund të muajit mars.
‘Mos kandidoni të inkriminuarit’/ Ultimatumi i Yuri Kim krerëve politik, vjen reagimi i menjëhershëm nga PD-ja, i poston videon Ramës: I promovoi, janë binom i pandarë i krimit
Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji.
“Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit të monitorimit të plotë të aktivitetit sizmik, meteorologjik dhe hidrologjik në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasi ky monitorim kryhet 24 orë pa ndërprerje. Cënimi i monitorimit të aktivitetit sizmik, mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish dhe dëme materiale më të larta nga vlera e investimit për mirëmbajtjen e tyre”,thuhet ne raport
E më tej, KLSH shënon se IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT, duke krijuar risk të lartë mbi identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit në institucion.
