Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka sulmuar ndërkombëtarët pas thirrjeve për të mos djegur mandatet dhe protestë të qetë, pasi po minojnë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Për shokun Knut!
—–
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë. Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm. BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!”, shkruan deputeti i LSI.
