Rudina Hajdari ende nuk ka një përgjigje fikse nëse do të bëjë koalicion me partinë e Jozefina Topallit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari është pyetur nëse e shikon si mundësi bashkëpunimin me partinë e Jozefina Topallit në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar një koalicion.
Hajdari nuk e përjashtoi si mundësi, ndërsa tha se fillimisht i duhet të shohë programin e saj dhe më pas të japë një përgjigje.
“Ende se kam parë programin e Topallit në momentin që do e shikoj do kem një përgjigje”, tha Hajdari.
